Një qytet që nuk ka më pika referimi. Një qytet që nuk ka më kujtimet e fëmijërisë, rrugicat ku luanim me top apo me shpata. Ku blenim akullore dhe top sheqeri tek Gega. Ku Ija me shami të bardhë në kokë ujiste lulet dhe fshinte oborrin me kalldrëm prej gurësh të lumit. Rrugicat ku u rritëm dhe ku për herë të parë shkëmbyem vështrimet me vajzat e gjimnazit që kalonin çdo mëngjez. Ky Qytet nuk është më i joni.
Përbindëshat e betonit e hëngrën atë qytet të dikurshëm dhe bashkë më të zhdukën edhe fëmijërinë e brezave të tërë.



















