Suplementi Pena Shqiptare/ Çano Nora: Fabula

65
Sigal

GONXHJA DHE FLETËT E TRËNDAFILIT

Një gonxhe e sapoçelur yrysh kish marrë,
të qesëndiste ca fletë trëndafili atje te ferra:
– Siç jeni katandisur ju më askush s’jua var,
askush s’jua var më, moj të mjera!

Fletët e trëndafilit e shihnin gjithë inat siç ishin,
saqë dhe gonxhja ngushtë u zu.

Dikur- i thanë fletët e trëndafilit edhe ne emrin si ju e kishim
dhe aromën gjithashtu.

BURIMI DHE DETI

Burimi donte të matej me detin e thellë,
tek i gëzohej ujit si përherë.

Ai edhe pse pretendonte për në vend të parë,
në krye s’doli që s’doli dot.

Se dielli atë një ditë krejt e kish tharë,
ndërsa deti është det edhe sot.