“Ndërtimet pa leje në Kamëz, pazare votash…”/ Albana Vokshi thirrje Ramës dhe Rakip Sulit: Mos prekni votën dhe mos kërcënoni votuesin. Më 11 maj merr fund bastisja…

37
Sigal

Gjatë takimit elektoral në Kamëz, kandidatja e PD në listën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Albana Vokshi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Rakip Suli të mos prekin votën e qytetarëve demokratë të kësaj bashkie.

Vokshi tha se krimi elektoral do të ndëshkohet herët a vonë.

“Unë kam një mesazh për cdo drejtues të amdinistratët, bashkisë, nëpunës të administratrës që po bëjnë patronazhistin, mos guxoni të vidhni votën e të kërxënoni votuesin, kush bën krim elektoral do ndëshkohet. Bastisja e Kamzës dhe Shqipërisë do të marerë fund. Në 11 maj të clirojmë Kamzën, Tiranën nga sundimi, në 11 maj”, tha kandidatja e PD, Albana Vokshi.

Duke folur për situatën aktuale në këtë zonë, Vokshi tha se sot në bashki punësohen vetëm patronazhistë, ndërsa shumë të rinj të shkolluar detyrohen të largohen jashtë vendit. Ajo tha se sot në Kamëz janë shtuar ndërtimet pa leje, jo për strehim por për pazare votash.

“Banorë të mirë të Kamzës që Edi Rama dhe Rakip Suli i trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë, i diskriminojnë se nuk e kanë shitur dinjitetin.

Shiheni Kamzën sot, ndërtime pa leje, që kanë mbirë si kërpudha, jo si strehim por pazare votash, premtoi kënde lojërash a i keni parë kund. Legalizimet prej sa vitesh ju mashtrojnë, patronazhistët ju trokasin në derë, rrugët arna -arna, të shtruar natën si hajdutë. Kjo nuk është qeverisje por grabitje. Që do marrë fund më 11 maj”, u shpreh kandidatja e PD Albana Vokshi.