Suplementi Pena Shqiptare/ Teodor Keko: Mos më krahaso

2435
Sigal

Dikur sa jam munduar te isha i vecante
per te tmahnitur ty dridhja cigaren,
si buze ti vija gjethet, mbi trupin tend hollak
ti varja neper veshe, gishta e floke

Femije ne ishim ende, femije te dashuruar,
qe sdinim mire se cdo te thote e ardhme.
Me vone kur ne u rritem, atehere e kuptuam,
pse ditet tona do me nuk u lidhen

Pas shume vitesh nje mbremje une te pashe,
me nje njeri perkrahu, dhe u trishtova
se nga perplasja e syve tane ne cast
lindi zjarri prape dhe kujtimet

Mos me krahaso me te dashurin
mos u mbyt ti ne detra trazimi,
me mire qe ikem ne pa tragjedira malli,
se tek i vdekuri smbeshtetet dot i gjalli.
Eshte e trishtueshme, por ti mos me projekte
as dhe nje cast ne carcafet e bardhe,
dy paralale ishim ne dhe asgje me shume
qe asnjehere su beme do meridiane
Mos me krahaso!

Perpara teje ndarja me bente te zakonte
e skisha pse ta dridhja me cigaren
une ika dhe ti ike, se sishim me te vegjel
pa dashuri, ne ishim te rendomte

Pas shume vitesh nje mbremje une te pashe,
me nje njeri perkrahu, dhe u trishtova
se nga perplasja e syve tane ne cast
lindi zjarri prape dhe kujtimet

(refreni)
Mos me krahaso me te dashurin
mos u mbyt ti ne detra trazimi,
me mire qe ikem ne pa tragjedira malli,
se tek i vdekuri smbeshtetet dot i gjalli.
Eshte e trishtueshme, por ti mos me projekte
as dhe nje cast ne carcafet e bardhe,
dy paralale ishim ne dhe asgje me shume
qe asnjehere su beme do meridiane
Mos me krahaso! Mos me krahaso!