Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Përtej fundit…

78
Sigal

Herë me fjalë e herë të heshtur!
Herë në qiell e herë nën tokë!
E shumë herë ashtu pareshtur
qaf për qaf ne të dy, tok!

Puthje plot e përqafime,
edhe zënka, sharje plotë.
Lot mërzie, hidhërime,
edhe kënaqësie, lot !

Sytë e tu më shoqëruan
N’udhëtime plot magji!
E më bën që të besoja
kjo botë ka dhe dashuri…

Herë me fjalë e herë pa fjalë
fundi vjen pa lajmëruar,
edhe ndjenja të kesh mal
nuk mjaftojnë për ta ndaluar.

E s’është fundi i një filmi:
Të jetë i mirë apo i keq!
Atëherë kur kërkon ndarje
veç i hidhur është, për dreq.

Duhet të ec’ përkrahë dëshirës
e logjikën të luftoj.
Mes të keqes e të mirës
përtej fundit të vazhdoj?

Me ty limitin e arrita;
s’kish më tej, vetëm humnerë.
Aty, në buzë të saj pak prita…
thash, të kthehem dhe një herë.