Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Akoma një

Ja dhe një ditë me diellin fshehur;

me zemrën lënë diku atje…

NOA

Të harrova dje i dehur,

por sot të dua më shumë se dje!

 

Ja dhe një ditë, shtrënguar dhëmbë

me fjalë, pa fjalë, me zhurmë e gota.

E humba botën dje nën këmbë

e sot të dua sa e gjithë bota!

 

Ja dhe një ditë si gjithë të tjerat

që s’kanë motiv, nuk kanë asgjë.

I more botës gjithë pranverat,

por unë do pres, akoma një!