Nga truri them se mbahem mirë,
akoma s’më ka lënë.
Sa herë që shfaq ndonjë dëshirë,
dukem si hënë mbi lëmë.
Nga pak harresë po e zgjat dorën,
fole kërkon të ngrejë,
po s’pranon akullin, as dëborën,
të hyjë tek unë pa lejë.
Probleme ka me emra, data,
nuk i sistemon mirë.
I gdhin pa gjumë netët e gjata,
ashtu mbi krevat shtrirë.
Ka dhe ca raste pa sinjale,
lëvis kot, kuturu.
Po erdhi puna për një valle,
i ri kthehet ky tru.
Pa le për këngë e për dolli,
i shkreti s’mbahet fare.
Ka raste vetëm në shtëpi,
këndon nëpër dritare.
Ja kështu ndodh me këtë moshë,
e mbushur plot me teka.
Një gjë e bukur dhe më josh,
s’dal dot nga e vërteta.
Ashtu ngadalë pak plogështi,
ka marrë me thënë të drejtën.
Nëse dëgjon një histori,
e bën gjithçka të vetën.
I bëj stërvitje pa pushim,
e lodh sa s’bëhet më.
I them o mëndie bëj durim,
është shpejt s’ke pse më lë.
Po shyqyr Zotit,flasim tok
dhe natën nëpër ëndrra.
Aman i them ty të kam shokë
dhe më shumë se zemra.
Të them ç’të dua s’më ndal njeri,
po mosha bën të vetën.
Nga mëndia vdeksha djalë i ri,
të tjerat tatëpjetën!
Jo mor jo s’më dehu vera….!
(Gurra e Prodanit)
Jo mor jo s’më dehu vera,
as lulet që çel pranvera,
por një yll që pret te dera,
flokë arta, dredha, dredha.
o bo,booooooooooooo,
O bo bo syri gështënjë,
mbi qerpikë të mora shënjë.
Jo mor jo s’më dehu vera,
as lulet që çel pranvera.
Më dehu një sy shqiponjë,
një thëllëzë e bukur zonjë,
o bo, boooooooooooo.
O bo bo syri gështënjë.
mbi qerpikë të mora shënjë.
Jo mor jo s’më dehu vera,
as lulet që çel pranvera.
por një labike me vlera,
që ecën më shpejt se era.
o bo,booooooooooo.
O bo bo syri gështënjë,
mbi qerpik të mora shënjë.
Jo mor jo s’më dehu vera,
as lulet që çel pranvera,
por një vajzë me kaçurrela,
dallandyshe përmbi tela.
o bo, boooooooooooo.
O bo bo syri gështënjë,
mbi qerpikë të mora shënjë.




















