Ku dreqin u ndeshe me kujtimin tim që u ktheve përsëri?
Ti mik tinzar që vjen e ikën pa ftuar…
Cilat zemra rrahe dhe nuk u preke?
A thua, nuk të deshi nata që zbrite në strehëzën time?!
Të frynë ëndrrat dhe të derdhën mbi gjumin tim!?
A të peshpëritën ëngjëjt për dhimbjet e mia?
Po hëna!!!
A të foli hëna për degzat e lotëve që derdha rrëke kur ike…!
Eja, eja sonte.
Ta laj skllavërinë me ndërgjegjien tënde.
Sepse unë dashuri, isha skllave brënda trupit tim.
Më zotërove, më fryve dhe derdhe siç tërbohet Drini në kohë Vjeshte.
Eja, eja sot dhe mos me shih me sytë e mëshirës.
Më shih si tempullin që nuk do mund ta zotërosh më.






















