Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Ngjashmëri…. me Ali Pashanë

“NGJASHMËRI ” …ME ALI PASHANË

Nuk e di pse ngjajmë bashkë!

NOA

Nuk e di Ali… – s’e di !

Unë me trup në dhe të huaj,

Ti me kokën në Turqi !

Ti me shpatë i re hordhisë

Aq sa drodhe Anadollin

Mua më vranë pashallarët

Ata zemrën time donin .

—-

Ti Ali…. je shtrirë si lab

Rrëzë gurëve të kalasë.

Unë me shpirtin, marr e jap

dhimbja ime nuk ka masë.

—–

Nëse vren… ne ngjajmë pak

Veç.. jo në akte trimërie

Po ta prenë ty kokën prapë

Ngelesh, monument lavdie !

—-

Mua vërtet s’më kanë prerë

Ja… ! Këtu kemi ndryshim

Jam i vrarë në dhe tw huaj,

por as i gjallë në vendin tim.

Të betohem Ali Pasha!

Nuk e dua kurrë lavdinë !

Kam inat sulltanët tanë

që kanë vrarë Shqipërinë .

—-

Ahhh.. Pasha i Tepelenës !

Ty askush s’të mundi dot.

Unë qaj shpirtin tim, me shpirt

trupi s’ka më gjak…….por lot .

—-

Ja kështu or plaku bardhë

që ke hedh sharkun mbi supe:

O Pashai në dy pjesë

Një këtu… e tjetra tutje !

—-

E shikon si jam dhe unë ?

Ndaj të them se ngjajmë pak

Unë i tërë— në dhe të huaj

shpirt e zemër i kam larg !

—-

S’ka më keq or Ali Pasha,

dhe i prerë dhe i copëtuar

Ti me kokën në Stamboll

Unë me shpirt i pa-bashkuar !

Ja që s’qenkam vetëm unë!

Të ndarë jemi dhe në tokë

Gjysm’ e shqipes është si ti

Gjysma tjetër krejt pa kokë !