Në këtë botë të madhe me mistere,
ku dielli nuk ngroh dhe akulli nuk shkrin!
Mbushur me ëngjëj dhe djaj pa lule.
Një pamje e hidhur, e ftohtë të vret.
Njëriu qenka mister i fshehtësisë:
herë afër, herë larg perëndisë.
Nëpër det rrëzohen dallgë,
malli, pengu i marrëzisë.
Eh, kjo botë e trazuar!
Kur sheh ca njerëz që bukë s’kanë.
Diku në një park qeni ha dhe lëpin zonjën.
Trëndafili zgërdhihet me pamjen e shëmtisë.
Më mirë i lumtur e barkëtharë.
Rro me ujë, i lirë e krenarë.
Sa i pashpirt dhe zemërgur,
më mirë skllav, por jo i paburrë.
Në këtë botë rron kot robi;
të kacaviresh me thonj për një cop bukë.
I zhgënjyer edhe nga perëndia,
kur sheh që i ligu mbjell zjarr e frikë.
Dhe ikën një ditë jeta fshehtaz;
Pa lumturi, pa histori,
dhe vjen një ditë plakja dhe vdekja
pa e ditur si duhet të rrojë një Njeri.
Dhe bota ecën ashtu si e lë!
Një gjë të mirë dhe unë e lashë,
një raft me libra të bukur shumë.
Midis tyre dhe librin tim me ca fjalë.






















