Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: Net hënore

Ti s’e di..
Mëngjesesh vij prapë asaj rruge.
Të njëjtët janë diejt
Që ngjanin me mua dikur.
Dhe rétë puplore kah meje,
Me ty më ngjajnë.
Më ndjekin.
Më heshtin me ty.

Sekonda, minuta, vrapojnë
E shthurin nga pak
Këtë dimër zemërak,
Ogurzi.

NOA

Ti s’e di.
Në netë hënore të prita.
Me mallin shqyer nga dhimbja.
Asaj rruge të dashur..
Ku përzjeja vetminë me dritat.
Tek shtyja trishtimet e mia
T’i vrisja tek ti.
Ti s’e di.