Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Unë të dua”

69
Sigal

“Unë do të dua”.

Në labirintet e zemrës të kërkova!

Vrapova… vrapova mallin tërbova.

Me yjet natën dashurova

Pastaj…pastaj qëndrova!

Qiejt ishin hapur si kurrë ndonjëherë!

Ne kishim zhveshur ndjenjat.

Kalëroje me patkonj të artë;

ne mbretër ishim atë natë!

Me mua vallzonte dashuria;

dy buzët bashkuar përgjithmonë.

Unë do të dua…do të dua,

e le t’më thonë e marrë grua!

Me zotin bëra paqe kët’ natë.

Në është dashuria mëkat i thashë,

atëherë le të vdes s’më vjen keq aspak

Unë… do ta dua më fal o At!