Gëzim Llojdia: Bejushe Barjamaj – Ylli i polifonisë

Polifonia labe është një traditë muzikore që ka një rëndësi të veçantë në kulturën muzikore të Shqipërisë, veçanërisht në jug të vendit, ku kjo traditë ka qenë shumë e zhvilluar dhe e ruajtur për breza. Ajo është një formë e muzikës vokale që përfshin disa zëra të kënduar në harmoni, por është e ndryshme nga polifonia që njihet në traditat muzikore të tjera, si ajo e muzikës klasike apo popullore perëndimore.

Polifonia labe përfshin disa lloje kryesore:

Sigal

1.Polifonia e lartë (me zëra të shumëfishta): Këtu, disa këngëtarë ndjekin motive të ndryshme muzikore në të njëjtën kohë, duke krijuar një ndjesi të pasur dhe shumëdimensionalë. Ky lloj i polifonisë është i theksuar më shumë në këngët popullore të zonës, ku secili këngëtar ka një rol të veçantë dhe një “pjesë” të vetën në harmoni.

2.Polifonia me tri zëra: Ky lloj është një tipik për traditën muzikore të Labërisë. Një grup këngëtarësh, zakonisht me dy zëra meshkujsh dhe një zë femre, këndojnë një melodi që e mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, duke formuar një lloj “shkëmbimi” melodik që është një element unik në muzikën popullore shqiptare.

Jugu i Shqipërisë është epiqendra e polifonisë labe, dhe në veçanti zonat si Labëria janë vendet ku kjo traditë është ruajtur më shumë dhe është bërë pjesë e identitetit kulturor të popullsisë lokale. Në këto zona, polifonia nuk është thjesht një element muzikor, por është një pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe kulturore. Ajo përdoret në shumë raste ceremoniale, si dasma, festa, dhe ngjarje të tjera tradicionale, ku komuniteti mblidhet dhe këndon së bashku. Kultura e polifonisë është ruajtur me shumë kujdes edhe përmes brezave, dhe sot, ajo është një simbol i identitetit shqiptar. Përveç kësaj, polifonia labe është shpallur nga UNESCO si një pjesë e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, që është një tregues i rëndësisë që ka për kulturën shqiptare.

Intervista

-Kam nisur aktivitetin artistik që 12 vjeçe me shkollën 8-vjeçare ” Sefer Shanaj ” Velçë , vazhdova me grupin e të rinjve dhe grupin e të rriturve atëherë Grupi i Velçës .Në atë kohë grupi kishte vetëm burra. Më vonë grupi u konsolidua me të tjerë pjesëmarrës dhe vazhdoi punën duke përgatitur këngë të tjera me pjesëmarrjen edhe të vajzave velçote , ku në vitin 1974 mundëm të regjistronim 15 këngë , një pjesë të mirë të këngëve ishte dhe zëri femëror te kënga dyshe dhe 2 prej tyre ishin valle pleqërishte . Në moshën 14 vjeçe bëj regjistrimin e dy këngëve të mia të para në TVSH , ku përveç të tjerëve pjesë ishin edhe babai im Hysen Demaj me vallen burrërishte dhe vëllai im Reis Demaj me këngë.

Një rol të veçantë kanë luajtur rapsodët që pena e tyre ka lëvruar vargje nga të gjitha tematikat , ku veçojmë :

“Në vdeksha dua dy varre,

Një për vete, një për halle ,

ku autor i saj është velçoti, Zimo Krutaj.

-Veprimtaritë vazhduan 1999 dhe në këtë vit grupi ynë u riorganizua dhe u emërtua grupi “Krojet e Velçës” duke qënë shumë aktiv, i organizuar dhe shumë i aktivizuar edhe sot. Ka realizuar më shumë se 140 këngë , pjesa më e madhe e shoqëruar edhe me videoklipe që lehtësisht gjenden në llogarinë tonë me të njëjtin emër “Krojet e Velçës” në You Toobe.

-Pjesëmarrës në të gjitha FFKGJ. Në vitin 2000 u paraqitëm në këtë Festival me këngën:

  1. “Kur vishesh hollë beharit”me tekst të rapsodit tonë, Kastriot Muçaj.

Marrëse B.Barjamaj.

2.Në 2004 performuam me këngën “Kumbulla moj kumbulla”, me autor Kastriot Muçaj, marrëse B.Barjamaj.

3.Në 2009 konkuruam me këngën

“Doja një degë trëndelinë” me autor Kastriot Muçaj, B.Barjamaj.

4.Në 2015 juria e posaçme e përzgjedhjes së grupeve dhe këngëve, në qark përzgjodhi këngën

“E zgjodha dhe shkova jetë” me tekst të Kastriot Muçaj, marrëse B.Barjamaj

Në 20023

” Një thëllëzë e bukurë” një këngë 100-vjeçare e kënduar nga tre breza, me tekst të popullit ishte ajo këngë që grupi ynë konkuroi në Kalanë e Gurtë të Gjirokastrës, marrëse B.Barjamaj.

-Kam marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Vlorë, Pilur- Himarë , Bylis- Mallakastër , Memaliaj- Tepelenë , Lunxhëri – Gjirokastër , Kot – Selenicë , Viti – Kosovë , Gjonaj-  Has – Kosovë ku kemi spikatur si grup autokton, kostumografi të mrekullueshme dhe larmi varjantesh melodike të këngëve tona, të cilat bëjmë diferencat në shumëllojshmëri , e thënë kjo nga specialistë e muzikolog , përfaqësues jurish në vite .

-Për paraqitje dinjitoze në të gjitha festivalet dhe koncertet jemi ftuar në shuuuumë koncerte në Tiranë , Prishtinë- Kosovë , Maqedoni, Dibër e Madhe , si dhe disa nga këngëtarët tanë kanë qënë pjesë e studimit dhe njohjes së zërave europianë në Vjenë e Salcburg të Austrisë në koncerte e Festivalin në Bursa Turqi , B.Barjamaj , Kalo Zenelaj.

Jemi vlerësuar si grup me: Titullin “Naim Frashëri” nga ish Presidenti, Bujar Nishani 19.06. 2017. Bejushe Barjamaj, “Nderi i Qarkut” Vlorë.

-Kemi prekur vende të treta , të dyta dhe të parë në performancat tona. Kemi marrë sipas roleve që kemi në grup tituj nderi : “Zëri më i mirë ” dhe “Këngëtarja më e mirë” B . Barjamaj në 4 festivale , si në Vlorë , Bylis- Mallakastër dhe Pilur – Himarë , Bejushe Barjamaj ,Pilur- kthyesi më i mirë Agim Brahimaj, Memaliaj – Tepelenë si dyshja më e mirë si marrësa : Ali Habilaj & Bejushe Barjamaj . Me shumë rrespekt , përgjegjësja e grupit ” Krojet e Velçës”. Në vitin 2005 realizova 10 këngë vlonjate, të cilat gjenden në kaseta dhe në vazhdim si një ëndërr në sirtar kam prodhuar këngë popullore vlonjate:

1.Thëllëzën ç’e zu dëbora.

2.Çupë kush ta preu fustanin?

3.Po vjen lumi trubullo.

4.Dhe kënga më e re: Vashëz-o

Dhe së fundi:

-Falënderoj familjen time, rapsodin e grupit tonë Kastriot Muçaj, shokët e grupit të “Krojeve të Velçës” në vite dhe sot dhe të gjithë mbështetësit e këngëve tona.