Odise Çaçi: “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë” të Prof. Selman Sheme një dokument tronditës për kancelaritë Evropiane

– Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frashëri Çamëria kishte 305 fshatra.

-Përplasja filloi me Konferencën e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912, që përveç Vorio- Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Greke.

NOA

-“Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek.

– Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1939-1944, nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore.

-Makabre kori i ushtarëve grekë “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”.

– Një akuzë e fuqishme që i bëhet padrejtësisë historike karshi popullit tonë, sikundër është një akuzë uluritëse kundër qarqeve shoviniste greke.

– Akademia e Shkencave e Athinës ka botuar librin: “Epiri – 4000 vjet histori dhe kulturë helene”, ku fallsifikohet historia e Çamërisë.

 

Nga Docent, Odise Çaçi

Si ish student i profesor Selman Shemes në fillim të viteve `70 në Institutin e Lartë pedagogjik “Luigj Gurakuqi” në degën histori –gjeografi Shkodër ,të jap disa mendime për librin e këtij pedagogu, studiuesi e akademiku të përmasave evropiane. Para se të jap disa mendime po jap disa të dhëna për profesorin: Origjina e tij është nga Spartari i Filatit të–Çamërisë, Emri “Çamëri” një emër i hyjnyshëm pellazgjik, me një sipërfaqe prej 9302 km katrorë. Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frashëri Çamëria kishte 305 fshatra, trualli mbi të cilin kanë lëvizur breza të tërë, ku sot aty gjen vetëm gërmadha, të cilat të përlotin, që flasin mbi masakrat e nacionalistëve grekë; ku masakruan (157 veta vetëm gjatë një dite!)! Përzënien me dhune nga vendlindja dhe vendosja në Lushnje ku lindi dhe hodhi shtat lastari i ri. Selman Sheme 7 vjeçaren dhe të mesmen e mbaron shkëlqyeshëm në Lushnje,vazhdon dhe mbaron studimet e larta per Histori në universitetin e Tiranës shkëlqyeshëm dhe emërohet pedagog në IlP Shkodër (1969-1997). Njohurive të fituara në Tiranë, pas viteve `90 do t’i shtonte me dije të tjera, një kurs kualifikimi, në Universitetin e Nebraskës në Amerikë, të Bolonjës dhe nga Universiteti i Triestes në Itali.) 1997 emërohet dhe jep leksione në Universitetin Shtetëror të Tiranës, pedagog i jashtëm në Universitetin e Tetovës , dhe në Universitetin e Kamzës. Unë do ta cilësoja si “Pedagog i përmasave të larta intelektuale”.

Zotërues i disa gjuhëve të huaja.

Pas 2010 fiton titullin Prof.dr, njohës i disa gjuhëve të huaja dhe specializimet jashtë vendit i dhanë mundësi të njihej me shumë dokumenta, që flinin në arkivat shqiptare dhe ato të huaja. Duke qënë se vinte nga Treva e Çamërisë, ku prindërit dhe të afërmit i kishin folur për këtë tragjedi, ai shfletoi dhe dokumentat mes dy shteteve , nxorri në dritë incidentet mes dy shteteve (greqi dhe Shqipëri). Po cilat janë disa nga përplasjet mes dy shteteve (Greqi-Shqiperi), që nga Konferenca e Londrës më 1912 e deri tek rastet më të fundit për kufirin detar?

Kjo filloi me Konferencën e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912 që përveç Vorio- Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek: Masakrimi i udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913 nga Gjenerali Deli Janaqis.“Batalioni i Shenjtë”( Andartët,) 1913.“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913, është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913 nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914. Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923. Pas Luftës së Parë Botërore, më 1919, u la nga Fuqitë e Mëdha , jashtë territorit Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar më 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke. Greqia mbi 6800 çam i shpërnguli me forcë në Turqi, një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri. Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940. Ky ligj mban peng çështjen e çamëve. Shifrat e terrorit mbi Çamërinë, 1940. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944. Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB. Faktori grek “argumentonte” se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të. Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1939-1944, nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore .

Sulmi grek i 2 gushtit 1949.

Krijimi i organizatës antishqiptare MAVI, 1950 ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit. 1987. Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk u pranua nga Parlamenti Helen, pasi ai është dekretuar nga mbreti. Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993 paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006. Videoja greke, 4 mars 2007. Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes teksti i këngës “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, Kufiri detar Shqipëri-Greqi. ku Tirana i kërkoi Athinës të ndalonte kërkimet për naftë në detin Jon.

Të gjitha këto e sollën në terrenin e lojës shkencëtarin , pedagogun dhe studiuesin ta hidhte vështrimin drejt trojeve amtare në Çamëri për të hequr pluhurin e harresës… Prof. Seman Shemen do ta thërriste zëri i të parëve. Nisi e vazhdoi të botonte disa monografi shkencore kushtuar Çamërisë si një studiues e shkencëtar serioz. Autor i mbi 26 monografive, Epiri i jugut – Çamëria” dhe “Çamëria – vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor”, “Çamëria – vendi, popullsia dhe jeta ekonomike”. Më pas e në vazhdim: “Monumente natyrore dhe kulturore të Çamërisë” dhe “Gjeohapsira e Konispolit” (studim regjional). “ Autor tekstesh të shumta për Universitetin dhe shkollat e mesme në Shqipëri e Kosovë. I vlerësuar si figurë e shquar shkencore, i janë ngarkuar detyra me mjaft përgjegjësi. Ka mbajtur referate e kumtesa, ( 46 të tilla), ka udhëhequr 28 doktoratura dhe magjistratura, në mjaft konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Në studio të ndryshme televizive, si në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Athinë e deri në Nju York ka mbrojtur problemin e Çamërisë. Libri i Prof.dr. Selman Shemes: “Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë” është një gur i rëndë në referimet historike dhe komplekse, që studiuesi i propozon lexuesit, studiuesve, institucioneve dhe perëndimit në njohjen thelbësore të Çamërisë. “është një akuzë e fuqishme që i bëhet padrejtësisë historike karshi popullit tonë, sikundër është një akuzë uluritëse kundër qarqeve shoviniste greke, që kanë mbajtur nën thundër një popull të pafajshëm, siç është ai shqiptar, që banon prej shekujsh në trojet e tyre, në Çamërinë martire , ku Kamber Cano shprehet hapur: “Jam çam./Me gjak ,/Me shpirt,/Me zemër/ Ekzistoj./Jetoj./Luftoj./Punoj./!Grek-:Nga ty kërkoj,/Babanë,/mos m’a shaj,/Mos m’a ofendo./Nuk të lejoj…Jo ! Im atë,/nuk donte,/as gjerman,/as italian,/Ai donte vetëm shpirtin çam.Ti grek:Ngulite mirë në mënd:/Im atë e urrente edhe dhunimin tënd. E njoh mirë historinë,/Eshtë e imja…ndaj e dua ….Çamërinë!

Profesor Bardhosh Gace i bëri një autopsi librit duke nxjerrë në pah vlerat e këtij libri enciklopedik të bëra nga pena e nje studiuesi serioz dhe me një përvojë të madhe në fushën shkencore. Ora e historisë ecën ngadalë, thotë profesori i nderuar në ligjërimet që mban, por ajo nuk ndalon e nuk do të ndalojë asnjëherë. Me bijë të tillë, si prof Selman Sheme, Çamëria, dhe Shqipëria ka të drejtë të ndihet krenare. Prof.Selmani është i palodhur dhe i përkushtuar për këtë çështje, e cila tani ka marrë një dimension tjetër në trajtimin historik të saj – mbas asaj periudhe 50 vjeçare të harruar fare. Ky libër përshkruan pothuajse çdo vend të Çamërisë. Ky libër është i pasur edhe me një material historik, ku dallohen hartat e vjetra, dhe pamjet mahnitëse të bregdetit të Çamërisë, duke shtuar se kjo padyshim që është një punë e madhe me vlerë dhe dobi për të gjithë shqiptarët”. Çamëria jonë, përshkruhet si tërësia jonë kombëtare, dhe studiuesi e ka parë si pjesë e pandarë e trojeve shqiptare, ku ka përshkruar në fillim trojet shqiptare në tërësi, dhe më pas ka arritur të na jap pamjen rajonale të çdo pjese të Çamërisë, një pamje të përgjithshme dhe në aspektin historiko – gjeografikë” të cilët e ndihmojnë studiuesin shqiptar të mbështetet mbi dëshmi të forta mbi Çamërinë, autoktoninë e saj dhe traditën historike të saj, na jep kujtime dhe shkrime të karakterit diplomatik dhe politik përmes të cilëve është bërë thirrje për ngritjen e çështjes çame në diplomacitë dhe kancelaritë perëndimore. Sot dosja mbi Çamërinë ndodhet në Këshillin e Evropës. Autori duket sikur i thotë lexuesit:- historia e Çamërisë duhet njohur, duhet mësuar.

Për Çamërinë ke ç’të mësosh shumë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Vendbanimet në hapësirën historike shqiptare të Çamërisë”, njohja me rrethet e Çamërisë si: Filati, Gumenica, Margëlliçi, Paramithia, Parga, Preveza, Filipiadha (Lluri) dhe Arta, krijon një raport më të drejtë etnokulturor, gjeografik dhe ekonomik të lexuesit me hapësirën gjeo-ekonomike të Çamërisë, pasi të gjitha këto qytete të njohura dhe historikisht të përmendura tërheqin vëmendjen për të krijuar një marrëdhënie më të gjerësishme me Çamërinë. Në territorin e Çamërisë, kalojnë rrugë të rëndësishme që lidhin Shqipërinë me Greqinë, ishujt e Jonit me Janinën, Tesalinë e Maqedoninë. Portet e Çamërisë lidhin në mënyrë të natyrshme pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik me Gadishullin Apenin dhe pellgun e Adriatikut me Mesdheun Lindor…Profesori na sjell argument se që nga Napolon Bonoparti dhe Mbreteria angleze, që e pushtuan atë në fundin e shek. XVIII dhe shek. e XIX. Nga bregdeti i Çamërisë kontrollohet kanali i Korfuzit dhe bëhet dalja në korridoret ujore midis detit Adriatik dhe Jon.

Profesori na sjell “Epirin antic, që shtrihej nga malet Akrokeraune në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, që nga deti Jon në perëndim deri në kufirin e Thesalisë në Lindje…”(Kujtojmë këtu zbulimet e Dodonës Pellazgjike, mbi 50 emra , ilir-çam.). Marrëveshja e Lozanës, 1923 përcaktonte prerë se shqiptarët Muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, se Çamët nuk janë të shkëmbyeshëm, Teodor Pangallos (arvanitas), në vitin 1926 në Gjenevë , si Kreu i Shtetit Grek, deklaroi se : “Teza që është mbajtur nga ne deri sot , se shqiptarët ortodoks janë grekë, është e gabuar. Mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorio-epiriote ;“ pavarësisht deklarimit mbi 35 vendbanime me 56 mijë banorë, u shpërngulën me dhunë në Turqi dhe në këto toka erdhën grekët e larguar nga Izmiri .

Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Greqi, i raportonte Mbretërisë Britanike se : “Me inkurajimin e Misionit Aleat, që unë drejtoja, Napolon Zervas i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre me 1944. Dëbimi i tyre nga Greqia u bë me një gjakderdhje të madhe. Rezultati ishte dëbimi i popullsisë shqiptare të padëshiruar nga tokat e saj. Në Çamëri janë vrarë 2771 civilë , dhe 2000 të tjerë vdiqën rrugës dhe 28.000 të jenë larguar për në Shqipëri”.

Profesor Selmani i kundërvihet propagandës dhe botimeve e qarqeve shoviniste greke të cilët kanë synuar të shtrembërojnë e të tjetërsojnë historinë e Çamërisë duke i paraqitur çamët herë si turq e herë si bashkëpunëtorë të fashizmit. Kohët e fundit Akademia e Shkencave e Athinës ka botuar librin: “Epiri – 4000 vjet histori dhe kulturë helene”, ku fallsifikohet historia e Çamërisë.

Më 23 maj 1947 Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë 1930 çamë për bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me vdekje dhe konfiskim të pasurisë dhe çamëve iu hoq shtetësia greke , duke harruar se në Greqi ka patur 30 mijë bashkëpunëtorë të gjermanëve me gjeneralët Napolon Zerva e gjeneral Ralisin në Krye. Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan dhe iu shpërndanë grekëve pa tokë. 800 pasuri të shtetasve shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në 350 milionë dollarë u shtetëzuan. Me 1956 qeveria greke vendosi “të bllokohen pronat e vendosura në tokën greke të të gjithë personave me origjinë greke, shtetas shqiptarë dhe banues në Shqipëri.”ndërsa çamëve të besimit ortodoks që mbetën në Greqi pas 1945- iu mohua identiteti shqiptar. Kjo çoi në kolonizim të tokave çame ,-spastrimi etnik, -ndryshimi demografik dhe -Asimilimi.

Ka ardhur koha që të bëhet objekt i analizave të thelluara, të argumentuara dhe të faktuara, çështje të tilla si: autoktonia iliro-epirote dhe vazhdimësia arbëroro-shqiptare e popullsisë në Çamëri. Deri në ditët tona shteti grek nuk njeh minoritetin shqiptarë në Çamëri, ndërsa njihet minoriteti turk dhe maqedon në Greqi. Qeveritë shqiptare kurrë nuk kanë shtruar në bisedime zyrtare dypalëshe problemin e njohjes së minoritetit shqiptar në Greqi. Kjo e ka bërë më të lehtë mohimin dhe mosnjohjen e këtij minoriteti nga pala greke.

Sot në Çamëri jeton një popullsi shqiptare prej rreth 100.000 banorësh të besimit të krishterë.

Kjo popullsi i është nënshtruar asimilimit nëpërmjet administratës shkollës , kishës, eksodit rural nga fshati në qytetet e mëdha… Studiuesi prof.Selman Sheme është shprehur se Greqia duhet të aprovojë heqjen e ligjit të luftës, pasi më 10 shkurt 1947, Greqia nënshkroi Traktatin e Paqes me Italinë, ku Italia zotohej se do të respektojë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit Grek dhe se i quajti të pavlefshme të gjitha aktet e marrëveshjet që kishin hyrë në fuqi midis Italisë dhe autoriteteve shqiptare prej 7 prillit 1939 deri në 3 shtator 1943. Pra , njeh marreveshjet me Italinë dhe jo me Shqipërinë një absurditet. Strategjia e qeverisë greke ka qenë zëvendësimi i trashëgimisë kulturore çame me “modernizmin” grek. Kjo duhet të bëhet një çështje e shqetësim ndërkombëtar, për ruajtjen e kësaj trashëgimi. Një çerek shekulli studim mbi Çamërinë, studiuesi Selman Sheme, ngre shqetësimet mbi rrezikun e asimilimit të popullsisë çame në Greqi. Rrëzon pretendimet e politikanëve dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos ndihet inferiore, por të parashtrojë kërkesat e saj mbi Çamërinë edhe në diskutimet mbi kufijtë detarë. Dhe ta hedhë poshtë pohimin e Kryeministrit grek Simitis në 2001 se ” kjo çështje rezulton e mbyllur”.

Jo! Ajo do ngelet e hapur deri sa të zgjidhet…

Duke studiuar këtë libër Selman Sheme arrin në konkluzion se: trajtimi dhe zgjidhja e çështjes Çame është detyrim, jo vetëm për politikën, por edhe i çdo shqiptari, pavarësisht se ku banon në Çamëri, në diasporë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi kudo ku ka shqiptare.Unë shpreh mendimin tim se ky libër duhet të jetë në bibliotekat personale të çdo shqiptari, ta kenë qeveritarë e diplomatë, studentë e profesorë, mësues e arkitektë, kushdo që ndihet me shpirt shqiptari. Ky libër është i rëndësishëm dhe i veçantë për evidentimin e rrënjëve dhe vendbanimet e krahinës shqiptarë në Çamëri, përsa i përket shtrirjes teritoriale, numrit të banorëve dhe strukturës së tyre etnike, rrjedhave demokratike e sociale dhe kulturore. Akademiku Selman Sheme studimet për krahinën e Çamëris i ka bërë pjesë të jetës së tij. Zgjidhja e problemit çam zbut konfliktet në Ballkanin dhe harmonizon interesat mes qeverive e popujve. Shqiptarët e Çamërisë kërkojnë, t’u njihet e drejta e kthimit në trojet e tyre etnike, e drejta mbi pronën, si një e Drejtë Universale e të Drejtave të Njeriut, ku të shkojnë lirshëm dhe të vendosin një tufë me lule në varret e të parëve të tyre. E bëra këtë diskutim me seriozitet, e urtësi, për të treguar se pazaret me grekët , nën hijen e BE-së dhe NATO-s etj, në demokracinë euroatlantike, duken si Kali i Trojës, me tokë për varreza, dhe më vonë roje për të mbrojtur varret e ushtarëve dhe sipas kushtetutës greke, aty ku bie ushtari grek konsiderohet toke greke.

Diskutimin tim do ta mbyllja me një thënie të Pol Bojs:”Të falësh dikë , nuk ndryshon të kaluarën e tij”.