Një konflikt i çastit ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ku pas një sherri për motive të dobëta, autori ka qëlluar drejt një automjeti të parkuar, ku për fat të mirë nuk a pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Më pas ai është larguar nga vendngjarja, por policia njofton se është identifikuar dhe punohet për kapjen e tij.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se automjeti është në pronësi të shtetasit Kujtim Milla 47 vjeç.
-Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.