Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo “Kur të shoh ty”

 

 

NOA

Kur të shoh ty në atë dritë të artë,

diçka brenda meje thyhet ngadalë,

si një kujtim që s’kam jetuar kurrë,

por që më mungon pafundësisht, pa fjalë.

Flokët e tu mbajnë erën e një ëndrre,

që s’e prek dot, por e ndjej pranë,

dhe çdo lëvizje e jotja e qetë

më bën të humbas… pa u ndarë.

Sytë e tu janë një rrugë pa kthim,

ku shpirti im endet pa zë,

dhe sa më shumë përpiqem të dal,

aq më thellë bie në ty… pa mëshirë.

Ti je një ndjenjë që s’di ta mbaj,

as ta harroj, as ta shpjegoj dot,

sepse çdo herë që të shoh në dritë,

më duket sikur po dashurohem për herë të parë…