Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallço: Mos shko… sërish tek unë

Arsinoi Zengo Kallco

Puhizë dashurie përkëdhel lëkurën.

E ndjej akoma ngrohtësinë e puthjes

NOA

mes kafshimesh bulza pikojnë trupin.

Aroma e nxehtë na zgjoi!

Shikimi yt ma ndezi zemrën!

Seç m’u desh të kafshoja pak buzët

Ohhh dhimbje dehëse klitha unë!

Me buzë u shëruan ca buzë!

Kjo nuk qënka dashuri veçse, çmënduri..

Hije përndjekëse kudo, ngado.

Doja të kisha magjinë e padukshmërisë,

por ndjenjat nuk paska zot ti largojë!

Do ikësh, kohë e gjatë do kalojë.

Unë ndryshka ëndrrat në një kuti!

Edhe sa duhet të jem këtu për ty?

Puhiza e dashurisë mbeti në gji!