Suplementi Pena Shqiptare/ Arjana Fetahu Gaba: Të kujtohet i dashur ?!

Të kujtohet I dashur

sa herë e prisja shiun, ashtu të ngrohtë,

Sigal

të butë, si buzët e tua ?!

Të kujtohet ?

ditë me shi ish,

kur mora puthjen e parë nga ty,

dhe si një mjelmë e bardhë,

ula qafën e gjatë turpëruar,

për të të mos parë drejt e në sy,

nga turpi…

 

Ndërkohë,

qerpikët shkundnin lotët kokërmëdhenj,

që shpirti kish formuar nga brënda,

siç ndodh ne reaksione dashurish,

kur zemra rreh e vetëm rreh nga puthjet që vinjë ëmbël e pa pushuar.

 

Shiu butë,

prekte gjoksint tim,

e rrekera të vogla shkruani emrin tënd.

Gufonte zemra ime si gurgullima e ujit,

e mua,

s’më zinte vendi vend.

Ndësa neonët shkëlqenin nga bulëzat e shiut, si pika argjendi,

ti prekje me buzë ballin tim të lagur,

sepse e dije,

duart e mija rreth qafës tënde,

ishin të sigurta aty,

dhe me dëshirë.

 

Ti më njihje,

siç njihje diellin që linde ç’do të nesërme,

ti e dije,

që s’do kish kurrë një lamtumirë,

siç dhe unë ndjenja çdo frymëmarrje tënden,

e s’doja të mbaronte,

as shiu,

dhe as nata.

Unë mbeta përherë banore e mbrestërisë tënde,

që kur dashuria më veshi nuse me të bardha,

e më besoi tek ti.