Më thanë se je sëmurë,
më thanë se ke qënë pa qejf!
Oh! më thanë se ishe trishtuar shumë.
E mjera unë ngadalë do vdes!
Më the se do bëhesh mirë, ti më the!
Me zërin tënd të dashur mua më thërret.
Më the se je ti pranë e dashur
unë do të jem mirë shumë shpejt!
Unë do të shërohem zemra po më prêt.
Lotët seç më mbytën rëke ujvarash binin.
Një lëmsh më zuri frymën,
xhanin ma përpiu të gjithin!
O ZOT më beko të kem atë pranë!
Po sikur të ishte kjo ëndërr për një natë?
O xhani im, por mjaft se do kalojë shpejt;
ti je heroi im sot dhe përjetë!
“Bekimi im je ti dhe yti unë.
Dashuria kurrë nuk la shpirt pa frymë”!