Suplementi Pena Shqiptare/ Poemë nga Dragua Shehu

583
Sigal

H o m a z h e

 

Met Rreli, “Ikonë e Tiranes”

 

Të gjithë kërkojnë të ikin, Të ikin nga Shqipëria, Hajdeni si Met Rreli,

Që u kthye nga Amerika!

Të vish në Shqipëri,

I nderuar si Met Rreli.

Ikonë e shoqatës Tirana,

Fisnik e autoktonë me nam.

Familja Rreli me famë…

I Prof. Shyqyriut, i Arifit, i fëmijëve.

Shok e vëllam i Isak Shehut.

Kush nuk e njihte Met Rrelin ?

…Metin e të gjithë tiranasve!

* * *

Erdhi nga Amerika,

Për të jetuar në Tiranë,

Ku lindi dhe vet më pare,

Meti i “Fluturës në Sharrë! “

Nënkryetar i Tiranës,

2

Shoku im i shkollës,

Shoku im i Fatit.

“Fluturat i kemi në Sharrë”,

Jetojnë bashkë, mbase në “Parajsë”!

* * *

Erdhe nga Amerika !

Do të vdesë këtu ku lindi.

“Ku ka si Tirona. Meto,ku..ka!”

Koincidencë e rrallë!

Dhe Prindërit i kemi bashkë, sa afër !?

…Me qindra herre shkonim

bashkë me lule te Gratë!

Sa dëshironim ne

të”iknim” më parë…!

…Ne ju flisnim…Ju s’flisnit,

SA NA VRISNIT!?

…Pastaj ujisnim lulet

dhe iknim. “Mëndjen e linim!”

Nga një gotë e pinim…

Një gjë kërkojmë:

…Lot në sy të mos shikojmë,

“Sa të bëjmë ne prindërit nënë

dhe’. Bëfshi ju fëmijë, mbi dhe”

* * *

Erdhi nga Amerika !

Erdhi Meti për të vdekur…

Kur kemi lindur e dim,

Kur do vdesim…Jo !

U ndam “Kujtojmë se je në Amerikë”!?

I lumtur “Ike”…”Ç’ më the…TI ?

S’të harrojnë MET RRELI…

S’të harrojnë !