Gjysh ti më rrite me shumë dashuri!
Më mësove se jeta është një udhëtim i vështirë!
Çdo fjalë e jotja ishte si dritë,
që më udhëhiqte me mençuri.
Në çdo hap më mbajte pranë dhe me mbështetje.
Me ty asnjë rrugë s’është e vështirë.
Më mësove të luftoj për ato që dua,
Dhe mos të dorëzohem për asnjë njeri.
Sot në Ditëlindjen tënde të uroj nga zemra,
Për çdo këshillë, çdo mësim dhe çdo bekim
që më ke dhënë,
Ti je gjyshi më i mirë në botë,
dhe falë teje unë jam gjithmonë e fortë!