Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Dhembje dashurie

Një zog më erdh sot në prag të derës!
Hapi krahët e përshëndeti me cicërimë.
Më solli ndofta tingujt e pranverës.
Fluturoi e një pupël më la si kujtim.

E mora puplën në pëllëmbë me kujdes,
dhe ndoqa lodrimin e tij nëpër pemë.
Humba pas zogut në kulmin e haresë,
pas shpirtit të tij të lirë e bohem.

NOA

Pas pak më humbi nga sytë nëpër ajri;
më erdhi keq që nuk do ta shihja më.
Me atë zog të vogël rash në dashuri
dhe u ndjeva aq mirë e ëmbël me të

U ndjeva keq e me një lë lëmsh në gji.
Sa do të doja të isha ca vite më i ri!