Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: E ikura ime

Të pashë në një cep ëndrre
të largët.
Tërbimi i një ere të shtynte tutje.
Unë shkelja burbuqeve të Majit,
e dot s’të arrija.
” Sa stinë kanë shkuar me mua ” – ulërija…
E lusja, – mos ik!
– Mos ik o e ikura ime!

Në ëndrrën e një ëndrre
të pashë.
Ku pranvera mbushte gjurmëve
të mia,
të gjelbrën e barit.

Sigal