Dikush mē pret në pritjen e nesērme!
Unē emrin s’ia di!
Ndoshta një puthje, njē gēzim a njē grindje!
Ndofta ti!
Drejt tyre pa fjalē e ngurrime unē nisem
sido që tē ngjasê
dyzimet e gjata përherë mē bezdisin,
mē lodhin pa masē.
S’ka gjē se ca zēra tentojnē tē mē ndalin
me bujë e me zhurmë.
Takimet gjithkujt adrenalinë i falin,
po mua ca më shumë.
Ndaj kurrë s’mbaj mend, t’i kem refuzuar!
Çdo pritje mē josh,
me vello misteresh e trillesh mbuluar
që pret ta zbulosh.
Dikush po më pret në pritjen e nesërme
si çdonjërin prej nesh.
Unë për gjithçka bëhem gati në heshtje
të qaj, a të qesh!
Unë s’kam bërë divorc me fëmijërinë
Unë s’kam bërë divorc me fëmijërinë;
largësitë prej saj nuk i ndjej fare
ndonëse kam kaq vite përmbi shpinë,
dhe mbi ballë kaq rrudha, si ugare.
Nuk heq dorë kollaj nga çapkënllëqet,
vitet le të shkojnë në esfel
Kalendarët shpesh m’i zgjojnë xhindet.
Me ta shpesh jam ndeshur në duel
Ja! Kësaj shilarseje që përkundet
mund t’i hyp, pa drojtje nga askush.
T’i harroj në çast mërzitë e ditës,
me adrenalinë trupin ta mbush.
Jam fëmijë i mbushur veç me lojra.
Nga gjithë moshatarët jam kaq ndryshe
Biermëni mbi gjoks dhe po s’iu nxora
topa, harabela dhe dallëndyshe.
Biermëni, dhe keni për të parë
se tek unë, asgjë nuk ka ndryshuar.
Brenda meje fle gjithmonë një djalë
pak çapkën dhe i padjallëzuar.
Ndaj kur bëj herë herë marrëzira
mos m‘i vini vitet në” kandar”
I’u gënjejnë o miq thinjat e mia.
Dukjet janë mburojë për gënjeshtarë:
Unë s’kam bërë divorc nga fëmijërija.
Brenda nesh bleron një lis i njomë
ndryshe mund të vdisja nga vetmija
dhe të bridhja rrugëve si kufomë!




















