Babain e dua shumë
e kam vërtet idhull!
Ishte shumë i zgjuar,
për t‘u marrë shembull.
Ai më ndihmonte,
në çdo problem që kisha.
Me këshillat e tij
e sigurt un isha.
Nuk dinte të bërtiste,
ai veç të shikonte.
Me shumë dashuri,
gjithmonë komunikonte.
E kuptonim njëri-tjetrin,
e doja sa nuk e di.
Për mua ishte gjithçka,
ishte Zot e Perëndi.
Kur fliste qetë-qetë,
çdokush e dëgjonte.
I kishte vend fjala,
asnjë se kundërshtonte.
I kishte hije fjala,
në shtëpi e Kuvend,
Fliste fjalë të matura,
prandaj zinin vend.
Çdo ditë e mendoj!
Dua këshillat e tij.
Për mua është gjallë,
në çdo hap me mua,
e di me siguri.




















