Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan më herët. Mësohet se dy persona, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Policia ka nisur punën për kapjen e tyre.
Sakaq me heret u raportua se i pranishëm në momentin e konfliktit ka qene edhe kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, i cili ka nderhyre per shuar sherrin.
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit