Kundërshtoi ‘arrestin me burg’, Apeli cakton datën e ankimimit të Alizotit

538
Sigal

Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar sot datën e shqyrtimit të ankimimit të Fredi Alizotit, i cili kundërshton masën ‘arrest me burg’ që kërkoi prokuroria.

Kjo e fundit e akuzon Alizotin se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Mësuahet se më datë 24 tetor do të shqyrtohet edhe kërkesa e Alizotit.

Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë të enjten e kaluar në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.