Begaj, Rama dhe Peleshi takim në Presidencë, dakordësohet rritja e buxhetit të mbrojtjes me 2% të GDP

30
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë të premte një takim me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Arben Kingji.

Ky takim u krye për t’u njohur me konkluzionet e samitit informal që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Zoti Jens Stoltenberg zhvilloi në Shkup dhe ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe Presidenti i Kroacisë.

Kjo ishte hera e parë që një takim i nivelit të lartë të NATOs, zhvillohet në këtë format dhe në një vend të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është sot e gatshme të ofrojë organizmin e samiteteve të tilla në Tiranë. Në takim u diskutua për hamonizimin e planeve të mbrojtjes kombëtare me ato të NATO-s si dhe rritjen e kontributit me trupa nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga NATO.

Ndërkaq, U dakordësua si prioritet hartimi i dokumentave strategjikë si, Strategjia e Sigurisë Kombëtare si edhe dokumenta të tjerë të rëndësishëm për realizimin e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura, rritja e buxhetit të mbrojtjes me 2% të GDP, dhe arritja e angazhimit të marrë në Samitin e Wellsit të mundësojë modernizmin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike.