Përpara shiut, toka nxjerr një avull të nxehtë
Ndërsa pemët e flakin nga vetja trishtimin
Ca dridhje të befta i’u kalojnë degë më degë
Dhe se mbajnë padurimin
Gjithë këto muaj, jane tretur prej etjes
Dikush dhe ka mbetur pa frymë
Me zor i kanë pritur ca shenja ne qiell
TI dëshifrojnë me ngazëllim
Çdo re, që shfaqet nga veriu
Dhe pse e vogel dhe me drojë
I’u sjell ne mend nje mirazh shiu
Qe pret veç çastin të pikojë
Mjafton vec kaq, të ç’lirohen nga ankthet
T’i dredhin trungjet gjithë gaz
Siç bëjnë në Sahara nomadët
Kur ndeshin befas një oaz
Përpara shiut zogjtë zbresin në tufa të mëdha
(S’ e kam kuptuar asnjëherë tek ata këtë panik)
Shirat vijnë nga lart, të na zgjojnë nga dremitja
Dhe të mbjellin mes nesh , pak muzikë.