Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Piramida

305
Sigal

Piramida

A e ke parë piramidën e kafshatës?

Më thuaj, të lutem, a e ke parë?

Mbi të rënkon pesh’ e mëkatit,

rënkojnë shpirtëra të vrarë.

Një qiell i tërë me ulurima,

një grigje e çalë e uritur,

një curilë lotësh bie mbi rima,

bie mbi vargun tim të dridhur.

Një grigjë e tërë shurdhmemece!

Një grigjë e tërë e pagojë.

Në vend të barit përtyp gurë,

dhe qiellin heshtur blasfemon.

A e ke parë piramidën e dhimbjes,

kafshatën e mbetur metaforë?

Rëndon mbi të rëndesë e gjindjes,

në shi, në breshër e në borë.

 

Xhungël e egër

 

Mos dil në skenë,

kur s’je për skenë!

Mos dil në tribunë,

kur s’je për tribunë!

Në xhungël,

në s’ke kthetra,

largohu prej saj sa më shumë!

Në s’ke kthetra,

në s’je barbar,

njeriu i ndershëm

as frymë s’mund të marrë…

Kjo botë e trazuar,

kjo xhungël e egër

dhe elefant po të jesh

të shtyp si thnegël.

Mos dil në skenë,

në s’je për skenë!

Në s’ke kthetra

as frymë s’merr.