Shpërthen në flakë një automjet në aksin Tiranë-Elbasan, detajet e para

161
Sigal

Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Elbasan Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ibë, dy kilometra pasi kalon tunelin për të ardhur në drejtim të kryeqytetit.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje. Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.