Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar takime në zonën e Pavia, Milano dhe Fossano, Itali me qytetarët e diasporës, ku ka cilësuar se shqiptarët e diasporës kanë interesin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar dhe votuar PD-në, e mbi të gjitha mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike e Sali Berishën.
Në rrjetet social, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka postuar mbi takimet e zhvilluara ditët e fundit në disa zona të Italisë me shqiptarët e diasporës në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit, ku ka kryer bashkëbisedime për atë që Partia Demokratike kërkon të realizojë për ta e familjet e tyre në Shqipëri.
‘Nën frymën e fitores dhe pritjet e bukura që na rezervojnë, shqiptarët në Itali kërkojnë NDRYSHIMIN.
Falenderime e mirënjohje për secilin prej jush të dashur bashkëkombas!
Faleminderit diaspora!’-shprehet Nënkryetari i Partisë Demokratike në postimet e tij
Postimet e tij:





















