Një person është plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në qafë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.



















