Do i trafikonte në Maqedoni, shpallet në kërkim për armë e municione në banesë

605
Goditet një rast i trafikimit ndërkombëtar i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake në Pogradec.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e shtetasit Redi Hymetllari në fshatin Alarup 1 armë zjarri gjysëmautomatike model 56, 1 armë gjahu, “Shotgun” model 88 dhe 720 fishekë luftarakë model 56.
Sipas bluve, dyshohet që 27-vjeçari armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që posedonte, do t`i trafikonte në shtetin Maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër.
Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit.
Materialet për hetime të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sigal