Pensionistët në Cërrik thonë se pensionet nuk mjaftojnë për të përballuar ilaçet, ushqimet dhe faturat e shtëpisë.Disa prej tyre tregojnë se detyrohen të heqin dorë edhe nga medikamentet, pasi shpenzimet mujore tejkalojnë të ardhurat.Pensioni mbaron përpara se të mbarojë muaji.
Për shumë të moshuar në Peqin, pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për ilaçe, ushqime dhe faturat e shtëpisë, ndërsa për shpenzime të tjera nuk mbetet pothuajse asgjë. Një pensioniste tregon se vetëm për medikamente shpenzon rreth 50 mijë lekë në muaj nga pensioni prej 93 mijë lekësh. Kur shpenzimet shtohen, thotë ajo, detyrohet të heqë dorë edhe nga ilaçet.“93 mijë lekë.
Por jo, o shpirt, asnjë lloj shpenzimi, unë 50 mijë lekë marr ilaçe. Asnjë lloj shpenzimi, mos të kemi fëmijët, kemi vdekur, kemi mbaruar. Është shumë e vështirë, çfarë është e vështirë, thotë. Shumë më të shtrenjta, më të shtrenjta se në Tiranë janë çmimet. Më të shtrenjta se në Tiranë.
Ka raste dhe ilaçet i lëmë pa marrë se s’i përballojmë dot, të vërtetën, se kemi frikë”, është shprehur një zonjë.Të njëjtën vështirësi tregojnë edhe pensionistë të tjerë. Sipas tyre, çmimet nuk janë në raport me pensionet dhe të ardhurat mujore mjaftojnë vetëm për nevojat më të domosdoshme.





















