Ne për ta jemi njerëz të huaj .
Dhe ata kanë gjithmonë të drejte. .
Edhe kur na trajtojnë si brumbuj..
Ardhur pa leje ,nga bota e tretë
Ne për ta jemi njerëz të huaj
(Ata këtë, na e thonë përditë )
Kur na rreshtojnë në kufi si kuaj
Dhe mbi ne zbrazin gjithë stuhitë
Ne për ta jemi njerëz të huaj
Ose më saktë , një dele e zezë
Dhe pse me ta, ne ndajmë një udhë
Dhe pijmë kafe në një tryezë
Ne për ta jemi rracë e huaj
Dhe s’kemi vlerë ,as sa një qen
Unë ua dalloj çdo çast përbuzjen
Vështrimet mbushur vrer dhe helm
Ne për ta jemi njerëz të huaj
Të ndarë me mure qindra vjet
Unë.s’shoh asnjë nga ta, ti luaj
Veç nëse ndodh ndonjë tërmet




















