Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Ndotje

62
Sigal

Sa herë dal nga kjo kafene
Më duket vetja pak i ndotur
Jo aq nga tymi i cigareve
Por nga shumë njerëz rreth e rrotull.

Seç kanë një pamje të krekosur
Mënyra se si të vështrojnë
Sikur te jesh një i zgjebosur
Dhe ata duhet, të të durojnë

Nga dy a tre në çdo tryezë
Dhe me një pamje prej gjithkushi
Rrifisin fort kafenë e zezë
Dhe ndonje gotë raki prej rrushi

Leksiku i tyre kaq i varfër
Të njëjtat biseda kot më kot
Trimërohen me mullinjtë e erës
Me keq se i ndjeri Don Kishot

Me lloj lloj fjalësh shajnë liderët
Në kryq kryqëzojnë gjithë qeveritë
Askush nga ta, ska dale në sheshe
S’ka qenë një çast në opozitë

Sa here dal nga kjo kafene
Më krruhet trupi dhe më ha
Më ngjan vetvetja ndotur krejt
Dhe pse mos ta them, pak si ata..