Kam ende brenda meje disa gjēra
nga ty!
Gjurmē takimesh, pērqafimesh dhe
puthjesh.
Unē jam njē muze , qē i ruaj me xhelozi:
S’ti jap dhe nēse lutesh!
S’lejoj tē mi prekin as me sy :
(Siç ndodh me një thesar tē shtrenjtē)
Nēse dēshiron , mund t’i shikosh vetēm ti
natyrisht pa biletē.
Mjafton të hapēsh vetēm derēn
ajo rri e hapur deri vonë.
Nē tē s’ka salla, eksponate
dhe, s’ka nevojē pēr ciceron.
Vetēm tē lutem ec pa zhurmē
dhe, mos ju fol me zē tē lartē,
se ato papritur mund tē tremben
dhe ikin, humbin nēpēr natē .
Kam ende disa gjēra brenda meje nga
ty
(Pēr shenjtērinē e tyre, ēshtē pak
qē tē thuhet).
Unē jam njē muze, qē i mbroj me xhelozi
dhe me jetë , nēse duhet