KATEGORIA E PARË/ Ish-futbollisti gjirokastrit Neritan Novi, mendon ndryshimin e skemës
Agron KAJA

Neritan Novi është një nga ish-futbollistët e Luftëtarit, kur vite më parë luantë në Superiore e renditej mes skuadrave më të mira. Ndërsa në sezonin e kaluar skuadra gjirokastrite luajti në Kategorinë e Dytë, ku u rendit në vëndin e 1-të të Grupit B. Në finale humbi me Ilirinë e Fushë Krujës, por u ngjit në Kategorinë e Parë. Këtë sukses, Novi e shikon edhe si të merituar, por edhe si me rrezik për ecurinë e skuadrës. “Mendoj se skuadra e meritoi ngjitjen në të Parën, dhe këtu besoj se veç meritave të ekipit e drejtuesve të tij, vënd ka edhe Bashkia e Gjirokastrës, e cila ishte burimi i vetëm financiar i saj. Pas një periudhë shumë të gjatë, Luftëtari u rikthye aty ku shpresohej. Kaloi një kampionat të fortë këtë sezon që u mbyll, por në sezonin e ri në Kategorinë e Parë fillojnë dhimbjet e kokës, pasi unë mendoj se do ta ketë shumë të vështirë. Sepse me buxheti që jep bashkia nuk garantohet qëndrimi në kategori, pa pretenduar për të tjera synime në tabelën e renditjes”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit gjirokastrit Neritan Novi, i cili më pas për gazetën “Telegraf” u shpreh se Kategoria e Parë duhet të ketë një kampionat me më shumë ekipe. “Nuk them se me 12 ekipe ky kampionat nuk është i mirë. Por duhet të them se nisur nga disa arsye të tjera, kjo kategori duhet të jetë me 14 ose 16 skuadra. Dhe nëse dalin tre skuadra dhe hyjnë tre të tjera në dy faza, do kemi garë më të fortë se kjo me 12 skuadra. Aktualisht, duket sikur luajnë vetëm gjashtë të parat, ndërsa gjashtë skuadrat e tjera luajnë vetëm për mbijetesë. Kështu nuk mund të pretendojmë për nivel e cilësi të mirë. Kur rritet niveli i garës, afrohet edhe tifozeria, e cila është mungesa më e madhe në stadiumet e futbollit në vëndin tonë. Në Gjirokastër tifozeria vjen në stadium nëse do bëjmë ekip të mirë”. Për sezonin e ri, Novi e mendon një garë të vështirë dhe të fortë për të gjitha skuadrat, madje edhe për ato që zbritën nga Superiorja, apo që edhe kanë qënë pjesë e elitës në futbollin shqiptar. “Do jetë garë shumë e fortë për sezonin e ri, sepse aty janë shumë skuadra që kanë luajtur edhe në elitë. E kam ndjekur edhe në sezonin që u mbyll dhe me Skënderbeun, Besën, Laçin, Burrelin, Apoloninë, Lushnjën e Kastriotin, bashkuar dhe Luftëtarin, duket sikur kemi një Superiore. Është një kampionat që do jetë shumë i vështirë për të gjitha skuadrat”, ishte ky komenti i Neritan Novit për Kategorinë e Parë të sezonit të ri dhe Luftëtarin debutues.
LEGJIONARËT
Skauti shqiptar i Veronës, selfie me dy mesfushorët kuqezi!
Dje, dy mesfushorët e Kombëtares sonë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha janë vizituar edhe nga kauti i skuadrës veroneze, shqiptari Dritan Dervishi. Dy mesfushorët e Kombëtares nuk ishin preferuar si titullarë në këtë transfertë delikate për Leçen, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Seria A. E ndërsa të tre kanë bërë një foto duke e publikuar menjëherë në rrjetet sociale, shumë pikëpyetje u ngritën nga shikues të shumtë, madje edhe duke aluduar se të dy mesfushorët mund të jenë pjesë e transfertave për sezonin e ardhshëm, nëpërmjet Dritan Dervishit. Duke qënë se Verona ka renditje më të mirë se Leçe që noton në zonën e mbijetesës, ndoshta këtu do kemi të bëjmë me plan të fshehtë për sezonin tjetër 2025-2026, për ti siguruar dy mesfushorët e Kombëtares sonë.
Nedim Bajrami, aktivizim me pikatore te Reinxhërs
Mesfushori i Kombëtares sonë, Nedim Bajrami, kishte disa javë që nuk preferohej për dy ndeshje radhazi si titullar te skuadra e Rreinxhërs. Trajneri Berri Ferguson, e aktivizoi dje ndaj Aberden në kampionat, pasi kishte bërë të njëjtën gjë me Sëlltik një javë më parë. Por tekniku Ferguson ka habitur më pas me vendimin e tij, sepse me nisjen e pjesës së dytë Bajrami nuk doli në fushën e lojës dhe mbeti mbeti në dhomat e zhveshjes! Reinxhërs fitoi 4-0, por për Bajramin është një periudhë jo e mirë aktivizimi që nga muaji janar i këtij viti, sepse ai në pak ndeshje është aktivizuar nga minuta e parë. Kujtojmë se mesfushori i Kombëtares u afrua te Rejnxhërs në verën e kaluar. Këto të fundit derdhën rreth 3.5 milionë euro në arkën e Sasuolos për blerjen e tij, që nuk po rezulton shumë pozitive.
Iliria rikonfirmon Dritan Smajlin në stol
Iliria e Fushë Krujës dhe tekniku i saj Dritan Smajli, kanë vendosur që të vazhdojnë rrugëtimin bashkë edhe për një sezon. Pas suksesit të arritur në Kategorinë e Dytë ku u shpallën kampion, trajneri lezhjan ka rinovuar kontratën e tij për të qëndruar edhe në Kategorinë e Parë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe klubi i futbollit të Ilirisë.
KATEGORIA E PARË
SEZONI 2025-2026
Skuadrat pjesëmarrëse
1.SkënderbeuKorçë
2.Laçi Laç
3.Besa Kavajë
4.Burreli Mat
5.Pogradeci Pogradec
6.Apolonia Fier
7.Lushnja Lushnje
8.Korabi Peshkopi
9.Kastrioti Krujë
10.Kukësi Kukës
11.Iliria Fushë Krujë
12.Luftëtari Gjirokastër
VERDIKTET 2024-2025
U ngjitën në Superiore
Vora dhe Flamurtari
Zbritën nga Superiorja
Skënderbeu dhe Laçi
Zbritën në Kat. e Dytë
Erzeni dhe Valbona
U ngjitën në Kat. e Parë
Luftëtari dhe Iliria