Drejtuesi politik i Tiranës për PD, Belind Këlliçi gjatë takimeve derë më derë në Njësinë 9 të Tiranës, ka theksuar se qyteti ka nevojë për një qasje të re që vendos qytetarin në qendër të politikave publike.
Ai u shpreh se fondet publike nuk duhet të përqëndrohen për propagandë me shifra turistësh, ndërkohë që qytetarët përballen me probleme të përditshme si mungesa e ujit të pijshëm, ndriçimit dhe ndihma sociale.
Këlliçi prezantoi Paketen e Emergjencës, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët përmes një minimumi jetik prej 200 euro, një page minimale prej 500 euro dhe një page mesatare 1200 euro.
Ai apeloi për të votuar më 11 maj numrin 1 për të sjellë ndryshimin që Tirana ka nevojë, duke theksuar se kryeqyteti mund të jetë një vend i jetueshëm për të gjithë.
Postimi i plotë:
Derë më derë duke takuar qytetarët në Njësinë 9.
Tirana sigurisht ka nevojë për investime në infrastrukturë por mbi të gjitha ka nevojë të rikthehet tek njeriu.Paraja publike, ndihma sociale, pensionet, rrugët, dritat dhe uji i pijshëm duhet të përqëndrohen tek përmirësimi i cilësisë së jetës së atyre që e banojnë atë, jo tek propaganda butaforike me dhjetëra milionë turistë.Paketa e Emergjencës bën pikërisht këtë. Me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, ne ndërhyjmë në ekonomi duke lehtësuar jetën e shqiptarëve.Tirana mundet të jetë një qytet i jetueshëm për të gjithë!Më 11 Maj, voto numrin 1!