Kuvendi i 18 dhjetorit, publikohet mesazhi: Na duhen njerëz te Pallati i Kongreseve, s’ka rëndësi janë me PD apo jo

223
Sigal

Gent Strazimiri ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin që qarkullon mes mbështetësve të Lulzim Bashës për të mbledhur njerëz në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ditën e nesërme, 18 dhjetor, datë kur Basha ka thirrur zhvillimin e Kuvendit Kombëtar, si kundrapeshë ndaj atij të 11 dhjetorit të thirrur nga delegatët, që me votim të fshehtë e shkarkuan nga detyra.Në mesazhin e publikuar nga Strazimiri, personi që kërkon mbështetje thotë se nuk ka rëndësi nëse pjesëmarrësit në Kuvend do të jenë me PD apo jo, thjesht duhen njerëz.

Postimi nga Strazimiri

– Bëjmë dot ca persona në mbështetje të Lul Bashës?

– Të PD apo në përgjithësi?

– Përgjithësi, s’ka problem, s’na prish punë të jenë të PD apo jo…”
🤦‍♀️

Këta e dinë PD – në show televiziv, bravë dere, dhe pëlqime të blera në facebook, ndërsa Kuvendin e PD aheng synetlliku …
Demokratë,

Me 18 dhjetor në referendum, dilni dhe tregoini se ç’është Partia Demokratike, ç’janë njerëzit e saj dhe pse janë të pathyeshëm si nevoja për LIRI!
#18_dhjetor_referendum
#qëndro_në_këmbë_demokrat