Gjithçka gati për referendumin, nesër në Kukës votojnë 2400 anëtarë të PD-së

218
Sigal

Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ratifikimit të vendimit nr.6 për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Koordinatori i PD-ës në Kukës, Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem.

‘Nesër do të jetë dita e shënuar e demokratëve, të vendosin me referendum.

Është e para që brenda llojit edhe në politikën shqiptare, shfrytëzohet një nen i statutit dhe ngrihet Kuvendi për herë të parë mbi kryetarin. Do të bëhet nesër kjo është ngjarja! Referendumi po, ratifikimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit po, të tjerat janë pa vlerë. Kjo më ngjan me Koncertin e vitit 1936.

Ne kemi hapur lojën për të gjithë demokratët kurse ata qajnë hallin e dy tre personave.

Kjo do të prodhojë ministra dhe deputetë të popullit por jo të preferuar të kryetarit. Është një gjetje e shëmtuar për të shpëtuar por është e vështirë. Ngjarja ngelet ratifikimi i vendimit nr.6 të Kuvendit Kombëtar’, tha Fasli Gërmizi.

Nesër janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës ‘Hasan Prishtina’.