Llalla: Pjesëtarë të grushtit të shtetit në Turqi, dyshohen se janë në Shqipëri

607
Në ditën e parë të një konference ndërkombëtare të prokurorëve, kreu i akuzës shqiptare Adriatik Llalla, është shprehur se organizatorë të puçit në Turqi, ndodhen në Shqipëri.

Ai ka përforcuar deklaratat e kryeprokurorit të Turqisë disa ditë më parë në vendin tonë ku tha që disa nga organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri.

Edhe Llalla ndan të njëjtin qëndrim, dhe sipas tij ka informacione konkrete mbi këtë fakt.

Prokurori turk ka përcjellë informacione se disa prej të përfshirëve në grushtin e shtetit janë në Shqipëri.

Do të kryen verifikimet në bazë të legjislacionit shqiptar, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete”, u shpreh Llalla. 
Sigal