Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Imazhe në lëvizje

65
Sigal

Mëngjesi im ka fytyrën e një vajze

që lëviz para meje, me hapin e lehtë.

Ajo po nxiton , të takohet me Majin,

apo me një diell , që po hyp në target.

Gjer këtu ja shquaj buzagazin,

hapat që rendin gjithë kumbim.

Të gjithë dashnorët, thonë që ngjasin,

as kjo nuk bën dot përjashtim!

Mesdita ime, ka fytyrën e një peme

me gjethe të verdha, që bien mbi asfalt.

Ajo mund t’ju mbaj mëri dhe qiejve

nëse në ta s’ka zogj të kristaltë.

Ndaj shpesh ja ndiej psherëtimat;

një nerv që zërin ja përkund.

Pa rrahje krahësh dhe cicërima,

kjo botë i duket tmerr pa fund.

Buzmbrëmja ime, ka trupin e një sheshi

me duartrokitje zambakësh, të paçelur akoma…

Ata të gjithë ëndërrojnë dhe po presin

një stinë me aroma.

Mesnata ime, ka fizionominë e një ftese

që ti, ma dërgon me një varkë pa lopatë.

Kjo gjë mi sh’ndrron çastet në tinguj prej feste

dhe pritjet e mija,.. në një puthje të gjatë!