Jam unë, Dashuria!
Proza që po prezantojmë është shkëputur nga libri “Dashuria, Jeta, Ekzistenca”i autores Zana TAKO
Rrugëtova deri sat ë gjeta. Ishe në mendjen time, Brenda shpirtit tim. Ishe në sipërfaqe, në thellësitë e mëndimit, Brenda formulës sime. E brishtë, ndjellëse, e ëmbël si fllad pranvere, e gjerë si dritë, si trajektore në formimin më të përplotë të saj, si lëndinë e pashkelur ,si rrëpirë e frikshme, si copëz kaltersie qielli, si dritëz hëne, si lartësi mali, si gjerësi fush, si kënga e një vashe, si vesa e mëngjesit, si melodi ujrash që rrjedhin në bashkim katarakti, si varkëz e humbur në thellësitë e ujërave, si prarim mëngjesi, si dashuri e pajetuar, si fluturz e vogël tek puth petalet, si gonxhe e sapo ccelur, si aromë që përthithet në përjetësi, si tingujt e harpës që ndihet në thellësitë e kohërave, si transparencë e shpirtit të humbur, si dashuri e vetme, si këmbë e zbathur në ëmbëlsinë e shkeljes së rërës, si tramvaj që rend shinave, si puhizë që ledhaton, si kënga e bilbilit, si flladi fushave, si ulurima e detit të furishëm, si e qara e foshnjës së sapo zgjuar, si melodia e vargjeve që mbushin fletët e bardha, si balerië që vallëxon ujrave, si hon në thellësinë e tij të pafund, si zëri I një sirene, si kaltërsia e pafund e oqeanit, si dallgët e furishme rtë ujërave të kaltërsisë, si retë që vallëzojnë nën ritmin e qiellit, si dallëndyshet e stinëve te bukura, si krahët e të dashurës që këndon, si velloja e humbur e një psherëtime, si daullet e kohërave që gjëjonë, si oshëtimë mali nën retë e dendura të kohëve që shkojnë…
Jam dashuria, jam fjala e saj që tingëllon Brenda shpirtit tënd, jam gërma e dashurisë, jam plotësia e saj, jam rrokja e parë e saj që po flas me ty, jam kuptimi i emrit të saj, jam aroma që ndjen, jam vërshima e shpirtit të saj që dua të bëj vend në ty… lermë të hy, lermë të flas, lermëtë përqafoj… më ler e më nuk do të shkoj…