Suplement Letrar/ Fejzi Murati- Shiu i trishtë; Guri i Sifizit; Solemnitet…

585

Sigal

Shiu i trishtë

Pas
xhamave te dritares 

bie muzgu, 


shoqëruar nga një shi i imët, 
i trisht…
Ende më djegin lotët e
tu posht syzeve

në çastin e ndarjes,
atë ditë…

Më pushtoi dhimbja, 
zymtësia, 
u rrudha e u plaka në shpirt!
Me siguri, 
të trishtueshme janë të gjitha ndarjet, 
kur lule nuk çelin dashuritë!

 

Guri i Sifizit

Ndoshta ishte më i lumtur Sizifi se
ne!


Ai e dinte detyrën
dhe gurin e ringrinte 
sa herë i rrokullisej në humnerë. 
Po ne? 
Ne, pse këtë gur duhet
ta ngremë 

nga dita e lindjes deri
në ditëvdekje,

Pa u shpërblyer
asnjëherë?

Pse o zot na ke dënuar kaq keq
Në këtë cep të harruar të gjithësisë?
Kemi qindra e mijra vjet
jemi bërë të gjithë sizifë…
Mbi shpinë
mbajmë gurin e vuajtjeve,
mbajmë edhe batakçinjtë politikë!

 

 Guguftja Guri i Sifizit


degën e selvisë pranë dritares sime,
folenë ka ngritur një guguftu.
Luan me te dashurin e saj gjithë ditën,
Gu-gu, gu-gu, 
Gu-guftu!

Dhe ngrohin vezët të dy, me radhë,
ajo në fole, 
ai për ushqim.
Dhe zogjtë gëzojnë dashurinë e tyre
në dashuri-zogu, 
s’e gjej dot njerinë…


degë të selvisë pranë dritares sime,
ka ngritur folenë një guguftu.
kënaqem kur i shoh në jetë dashurie:
Gu-gu, gu-gu, 
gu -guftu!

 

 Solemnitet

Le
të heshtim këtë çast solemn e dashur
kur dielli puth detin
se prishim madhështinë e këtij përqafimi!
Më mirë të sodisim lojën
e pulbardhave,

të shohim si
përflaket 

i bukur perëndimi!

Të mos flasim 
as kur agimi të puthë kreshtat 
dhe deti të lajë sytë me dritë,
i lodhur nga një nate e gjatë serenatash, 
në vallëzim me hënën dhe yjtë.

Le
të flasë heshtja për ne të dy
dhe deti i dashurisë që këmi në shpirt. 
Do na mirkuptojnë 
dielli, pulbardhat, 
do na mirkuptojnë të gjitha dashurit.