Bashkim Hoxha “Mjeshtër i Madh”, vlerësohet si meteor i letërsisë shqipe në Rumani

163

Bashkim Hoxha “Mjeshtër i Madh”

Sigal

Bashkim Hoxha vlerësohet si meteor i vrullshëm në letërsinë shqipe, i cili nga viti në vit pasuron fondin e artë të letërsisë bashkëkohore. Në gjerdanin e artë të fjalës artistike zë një vend të nderuar midis shkrimtarëve shqiptarë D Agolli, I Kadare, L Poradeci, M Kuteli,…

Nga dora e shkrimtarit Hoxha janë shkruar romane, drama, tekste filmash etj.

Veçori e talentit të tij është ndërthurja e teknikave teatrale dhe filmike me letërsinë.

Kritika letrare jo vetëm që e ka vlerësuar krijimtarinë e tij, por edhe e ka cilësuar si një shkrimtar që i përket post modernizmit.

B Hoxha është i njohur edhe për emisionin e mëngjezit: “Koha për t’u zgjuar”.

Presidenti Bamir Topi e ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”.

Vlerësim për autorin është dhe përkthimi në rumanisht i tri romaneve:“Një Shaka e Vogël me Vdekjen”,  “ Kronika të Mjegullës (Botimi i dytë) dhe “Duartrokitësit”

Vlerësimet e Bashkim Hoxhës ndaj shtëpisë botuese Rumune:

Bahkim Hoxha, për vlerësimin e romanit edhe në Rumani shprehet: “Është bukur ta filloj ditën me lajmin se NJË SHAKA E VOGËL ME VDEKJEN hyri në shtyp në Rumani. Përkthyesi Cristian Beşleagă e bën akoma më të bukur lajmin me mesazhin: “Korrektori më tha që keni një stil kinematografik. Kohët e foljeve që përdorni dhe përshkrimet të japin përshtypjen që kamera afrohet ose largohet”. Kënaqësi!

Krahas këtij romani botuesi rumun “Editura Kontrafort” njofton Bashkim Hoxhën se në tavolinën e përkthyesit të mrekullueshëm Cristian Beşleagă janë librat“ KRONIKA TË  MJEGULLËS” (Botimi i dytë) dhe “DUARTROKITËSIT”.

Me respekt Bashkim Hoxha i dërgon këtë mesazh:
Faleminderit Cristian. Më gëzove që më dërgove këtë fotografi. Po e ndaj kënaqësinë tonë me miqtë e mi.

.