Genc Gjokutaj: Prokuroria nuk nis hetimet për Autoritetin e Dosjeve pas kallëzimit, opsion i pamundur, ka shkelje flagrante

122
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mos fillojë një procedim penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit të bërë disa javë më parë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Prokuroria bëri të ditur se duke nisur nga kallëzimi i Metës, por edhe bazën ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, nuk ekzistojnë rrethanat e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal. Për lajmin ka reaguar Avokati i Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genc Gjokutaj. “Nga media njoftohem Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë paska vendosur mosfillimin e çështjes penale! Shpreh besimin se ky njoftim duhet të jetë një fake neës, sepse faktet dhe provat e shkeljes se ligjit dhe të manipulimit nga Autoriteti i Dosjeve janë të qarta, flagrante dhe të pakontestueshme sa që mbyllja është një opsion juridik i pamundur!”