10 mësime nga kriza Covid -19

658
Sigal

Akademik,prof Anastas Angjeli

Një diskutim i gjerë ka përfshirë jo vetëm cështja e Covid- 19 si një problem imjeksisë (pandemik ,shëndetësor),por për shkak të pasojave që solli në ekonomi duke shkaktuar një krize ekonomike globale,ky debat po zhvillohet fuqishëm edhe në fushën e ekonomisë. Pandemia po vazhdon,kriza ekonomike ka filluar. Shumë mësime dhe përvoja të reja po dalin nga kjo situatë krize komplekse.Ato përfshijnë shtetin dhe politikat e tij,konceptin shoqëror mbi shëndetin,dhe natyrisht ekonominë,e cila po përjeton krizën më të rëndë pas “Depresionit të Madh”.

Ja disa mësime nga kjo  krizë:

Mësimi i parë, është fakti se po kuptohet më mirë dhe ka një ndërgjegjësim se egziston një nivel shumë i lartë ,aq sa nuk ishte menduar asnjëherë më parë, se sa të mëdha dhe shumë të shpejta janë lidhjet dhe bashkëveprimi në nivel global.Jetojmë në një planet të vogël dhe ajo që ndodh në një vend,në një kohe të shpejtë, prek edhe pjesën tjetër. Coronavirusi dhe kriza ekonomike globale po e dëshmon këtë, dhe na imponon një bashkëpunim ndërkombëtar, nje front të përbashkët në shkalle globale,  për t’u përballur me pasiguritë që po përjetojmë.Edhe pse rreth kësaj çështje është shtuar edhe diskursi në se ky nivel i globalizimit është problem apo zgjidhje (në konteksin e përgjithshëm) të gjitha vlerësimet e deritanishme janë që fenomi i globalizmit(në përgjithësi)është në zhvillim të vrullshëm dhe anët poziteve,avantazhet janë shumë me të mëdha se disavantazhet,kështu që ai(globalizmi) është zgjidhje për më shumë zhvillim dhe jo pengesë.

Pra, Globalizimi është Zgjidhje dhe jo Problem.Mësimi i dytë,është se gjatë kësaj krize, shteti neoliberal shfaqi disa dobësi strukturore.Kjo ka hapur diskursin për alternativat mbi kapitalizmin e sotëm dhe atë që po vjen,Kapitalizmit dixhital,Kapitalizmin me fytyrë me shumë sociale.

Në një krizë të tillë, sytë u kthyhen më shumë nga shteti, nga qeveria dhe jo nga tregu.Qëndrimin neoliberal për shtetin gjatë kësaj periudhë  dëshmoi disa dobësi strukturore.Ndërkohë që mendimi neoliberal shprehet  qartë që zhvillimi ekonomik vlerësohet si primar duke lënë në varësi të tij politikat e tjera shtetërore (përfshirë këtu ato shëndetësore dhe sociale) dhe për ta,detyra e shtetit nuk është që të kënaq interesat e tij, por të sigurojë kuadrin brenda të cilit mund të zhvillohet shoqëria e rregulluar nga tregu.

Por,kjo krizë,problematika dhe pasojat që po sjell ,format dhe instrumentat e përdorur për përballjen kërkon që ndoshta disa rregulla të ekonomisë së tregut duhet të ndryshohen,duhet të përmirësohen.. Duhet të ndërtojmë politika që luftojnë monopolet, që paraprijnë disekujlibrin mes punonjësve dhe kompanive të mëdha që operojnë në treg. Duhet të ndërtojmë një veprimtari kolektive duke nisur nga qeveritë, komuniteti i biznesit e deri te shoqëria civile,për tu përballuar me problemet që sjellin kriza pandemike si kjo e Covid-19,që nuk mund të përballen vetëm nga tregu në kohë të veshtira.Dhe kjo ka hapur diskursin tjetër  në se  po shkohet drejt Kapitalizmit Dixhital”,”Kapitalizmit Social”?

Mësimi i tretë, (ndoshta shumë i rëndësishëm) është se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen,kuptojnë dhe zbatojnë faktin se shëndeti është një e mirë publike globale dhe si e tillë duhet të garantohet dhe financohet me përparësi.

Elementi i parë që ndryshoj pandemia e C-19 është konceptimi shoqëror për shëndetin publik. Kushtetutat e pothuajse të gjitha vendeve demokratike  e njeh shëndetin si një “të drejtë themelore të individit” dhe mbrojtja publike e tij është një detyrë e domosdoshme. Nga pikëpamja ekonomike, shëndeti është një e mirë publike globale sepse nuk mund të prodhohet si një produkt i shitur në treg për konsumatorët individualë. Bota dhe cdo vend kuptoi që tashti mund të kërcënohet nga mungesa e shëndetit publik (ose, saktësisht, nga shfaqja e epidemive) në çdo kohe e pikë të planetit dhe të humbas pa kuptuar jo  vetëm nivelin ekonomik,  por, mbi të gjitha, egzistencën e saj.

Kjo pandemia vuri në pikpyetje shumë elemente të tregut(që sic theksova duhen ndryshuar,zhvilluar e përmirësuar). Njerëzit filluan të kuptojnë se kërkohet një ndryshim në politika dhe prioritet të cilat nuk mund të mos fillojnë me “një politikë ndryshe”e sistemit që vë në krye mbrojtjen e shëndetit, të vazhdoje me një “politike të re industriale”,që të konsideroj me shume “Ekonomine e Gjelber”,Ekonomine Blu”,Shkencën,teknollogjine,inovacionin.. Kështu mund të realizohet një revolucion i pa parë në tregun ekonomik me në qendër shendetin, ambjentin dhe inovacionin,inteligjencën artificiale dhe robotikën ,etj.Dhe që të ndodhi kjo kërkohen ndryshime në politikat dhe prioritetet e zhvillimit,dhe natyrisht me shumë financime për to.

Mësimi i katërt, është se shteti i mirëqenies dhe shëndeti publik janë faktorët kryesorë për barazinë ekonomike dhe sociale.

Për sa i përket të ardhurave dhe pasurisë, si rezultat i politikave neoliberale, që nga vitet ’80 të gjitha vendet e përparuara kanë pësuar rritje të mprehta të pabarazive ekonomike dhe sociale. Pandemia e C-19 evidentoi një koncept të ri të rëndësishme që ka të bëjë me çështjen e pabarazisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti i mirëqenies ishte një faktor thelbësor në zvogëlimin e pabarazive, pikërisht për shkak të natyrës së tij si furnizues i mallrave dhe shërbimeve bazuar në nevojat e jo në kënaqësitë. Siç është evidentuar në vite, zvogëlimi i politikave sociale, privatizimi i shërbimeve publike dhe shtrirja e tregut në zonat e mbrojtura më parë me veprim publik, ka futur mekanizma të rinj, që vec zhvillimit të shpejtë , gjenerojnë pabarazi ekonomike dhe sociale (Franzini dhe Pianta, 2016). Në një moment të caktuar historik në atë të vitit të “dy njëzetave” kjo pandemi i bëri njërëzit barazisht të pafuqishëm dhe për pasojë të barabartë në mundësinë e prekjes nga kjo sëmundje. Ndoshta kjo ishte një evidentim i barazisë natyrore që shoqeritë kanë.Studimet kanë  vërtetuar se sa më shumë rritet pabarazia(endeku i madh midis të pasurve dhe të varfërve)   aq më shumë sundojnë kushte më të këqija sociale, të shëndetit dhe mirëqenies. Një raport I Komisionit Evropian nënvizon se “njerëzit me nivele më të ulët arsimimi, kualifikimesh dhe të ardhurash kanë tendencë të kenë sëmundje më të shumta dhe vdekshmëri më të lartë”  (Komisioni Evropian, 2017, f. 4). Cuditërisht, epidemia krijoi një gjendje të “pothuajse barazisë” përballë probabilitetit të infektimit  ngasëmundja,(covid-19), niveli i të ardhurave ka shumë pak rëndësi në këtë proces dhe nuk ka asnjë mënyrë për të blerë mbrojtje individuale në treg. Barazia në sjellje dhe trajtime shëndetësore bëhet kështu thelbësore për të luftuar epideminë. Por barazia si  pasojë e shëndetit publik, është një rezultat themelor i shtetit të mirëqenies, si dhe një objektiv kushtetues për gjithë vendet demokratike. Si e tillë, ajo duhet të njihet si një përparësi politike e qeverive për kujdesin ekonomik, social dhe shëndetësor për epokën e post-epidemisë. Të gjithë ekonomistët e njohur e shohin si një nga sektorët kryesore të zhvillimit dhe investimeve publike.

Mësimi i pestë, është se duhet të vi në rritje tendenca për të konsideruar më shumë shkenca, nga politika, për drejtimin e shtetit.

Është bërë “mode” tashti ne të gjithë vendet e zhvilluara që krahas Qeverive në manaxhimin e krizës së pandemisë të veprojnë këshillat e panvarura shkencore,apo “Task Forcat”. Shumë profesorë, shkencëtarë dhe intelektualë kryetar të komisioneve shkencore të krizës janë bërë të njohur në publikun e gjerë dhe kanë nxjerë “në plan të dytë politikanët”.  Ky fenomen kishte shumë kohë të ndodhte dhe pavarësisht se në dukje evidentonte “pamundësinë e politikanëve” në thelb zbatonte një kërkesë të tregut, që vendimet nuk mund të merren më vetëm me intuitë politike, por bazuar në fakte,studime,të dhëna shkencore,vlerësime me shifra dhe matje statistikore dhe ekonomike. Aq e vertete është kjo, sa edhe për daljen nga kriza e pandemisë të gjitha vendet e zhvilluara po ndërtojnë një “Task-Force” me kopetenca të vecanta të kryesuar nga njerëz jo politike për të realizuar rindërtimin. Ky fenomen përvec se është një pasojë indirekte e barazisë është njëkohësisht dhe një rrjedhoje e kërkesës së shoqërisë për bashkpunim dhe solidaritet. Por pandemia nuk është dhe do të jetë  i vetmi rast.Studimet për zhvillim,ndryshimet klimaterike,fatkeqësitë natyrore,tërmetet,përmbytjet kanë qenë dhe mbeten të pranishme.Duhet të kuptojmë  se shkenca, arsimi, teknologjia, inovacioni, inteligjenca artificiale kërkojnë shumë vëmendje dhe investim. Pa to nuk mund t’i bëjmë ballë zhvillimit që po ndodh dhe të ardhmes,as fenomeneve të tipit të coronavirusit.. Kjo është shumë e rëndësishme.

Po vërtet do të vazhdojë varësia e politikanëve nga shkencëtarët pas pandemisë?Mësimi i gjashtë, lidhet “Me Paketat e Shpëtimit”(politikat ekonomike) që qeveritë e vendeve të prekura nga kriza e Pandemisë dhe institucionet ekonomike e financiare ndërkombëtare, rekomandojnë  për kapërcimin e krizës?

Pandemia e Covid- 19,recensioni ekonomik që po e shëndron situatën në një krize ekonomike globale,i vunë  në lëvizje Qeveritë dhe institucionet ekonomike e financiare  ndërkombëtare, për tu përballur me këtë krize. Një “lumë i tërë monetar” u vu në dispozicion nga Qeveritë dhe këto institucione për të innjektuar ekonomitë e tyre.Refreni i një “Planit e Ri  Marshall” filloj të përsëritet nga të gjithë.U pranua nga të gjithë se: pasi të ketë kaluar kriza shëndetësore, është e nevojshme “të implementohet një paketë e plotë e masave për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar aftësinë e rimëkëmbjes shoqërore. Kjo politike duhet të përfshijë reforma strukturore për të rritur produktivitetin dhe investimet, konsolidimin e besueshëm të buxhetit afatmesëm  me qëllim për të vendosur borxhin publik në një tendencë  të uljes të sigurtë në të ardhmen(duke lejuar fleksibilitet në përdorimin e tij për të siguruar likujditetet e nevojshme gjatë krizës). Gjithashtu u vu theksi se duhen marrë masa për të mbështetur shëndetin e sektorit financiar sepse ai do të karakterizohet nga lëkundje shumë të mëdha. G7,G20,Qeveritë ,Bankat Qendrore,FMN,Banka Botërore,OECD,BERZH,FED,BQE.etj kordinuan politikat ekonomike,fiskale,monetare dhe instrumentet e nevojshme për përdorim.Edhe pse ,padyshim shumat monetare që secili vendosi të injektoj në ekonomitë e tyre janë të ndryshme,dhe mënyrat,drejtimet, ,koha e përdorimit të tyre, bëjnë dallime ,të gjithë bashkohen në politikat kryesore që po përdorin,të cilat kryesisht përmblidhen në:-Injektimin monetar në ekonomi;-Mbështetjen e sektorit shëndetësor dhe atij human;-Subvencionimin e pagës së punonjësve të dalë përkohësisht nga puna për shkak të pandemisë së koronavirusit:-Krijimin e fondeve për rikualifikim të punonjësve që do humbasin tërësisht vendet e punës për tu rikthyer në tregun e punës me një orientim të ri;,-Zotërimin nga Bankat Qëndrore të obligacioneve të Qeverive për sigurimin e likujditetit për përballimin e financimit;-Mbështetjen e bisnesit(të vogël ,të mesëm e të madh) me kredi nga sistemi bankar me (garanci sovrane nga qeveria),interesa 0;.-Shtyrje afatesh në pagim taksash,sigurimesh shoqërore dhe  detyrimesh për shërbime utilitare ,etj.Njëherazi,nevoja për përballjen e kësaj krize ekonomike  globale ka nxjerrë në pah çështjen e ristrukturimit të ekonomive,të  politikave,strategjive dhe prioriteteve të ekonomive . “Kriza tregon brishtësinë e zinxhirëve të prodhimit në botë dhe interesin e zhvendosjes së aseteve strategjikë si shëndëtsia, farmacia, teknologjia e prodhimit shëndetësor deri te i paisjeve të thjeshta, por shumë të nevojshme, si ai  i maskave” (Mathieu Plane, 19 Mars 2020).Pra nevoja e ndryshimeve edhe në ristrukturimin e ekonomisë,në llojet dhe  modelet e bizneseve , në vleresimin e riskut të tyre,përshtatja me ekonominë dixhitale dhe me të rejat e tregut të punës,bëhen më të domosdoshme se kurrë.

Mësimi i shtatë,është përgjigja ndaj pyetjes : Do rrisim borxhet apo inflacionin?

Kjo ishte dilema dhe pyetja bashkudhëtare e kësaj periudhe,e të gjithë ekspertëve të ekonomisë dhe financave, në të gjitha shtetet e goditura nga pandemia.Kjo për plotësimin e nevojave për likujdidtet për financimin e ekonomisë për  përballimin e krizës ekonomike globale.

Përgjigja: Nëse do të rrisim borxhin do të lëmë tek fëmijët tanë më shumë detyrime, me pak mundësi zhvillimi, me pak patenta dhe me më shumë urime. Nëse rrisim inflacionin do të bëjmë të varfërit më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Në një bote që Covid-19 kërkonte barazi sociale ky vendim nuk është i lehtë.Por shumica pranojnë dhe rekomandojnë përdorimin e instrumentit të borxhit.Por kujdes,konsolidimin fiskal.

Mësimi i tetë,është përgjigja që duhet ti japim pyetjes se, “Çfarë do të ndodhë nesër kur koronavirusi të zhduket”?

Përgjigja është se pas kësaj pandemie  shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tonë.Ndryshime do të ketë në shkallën e ndërgjegjësimit për shkallën e globalizimit dhe zhvillimin e vrullshëm dhe ndërlidhjet dhe implikimet që ai sjell. Do të kemi ndryshim në sjelljen shoqërore,  në sjelljen e individit,në sjelljen me njeri tjetrin,në sjelljen ndaj  edukimit shëndetësor(pandemive), në qëndrimin dhe qasjen ndaj shumë fenomeneve të jetës ekonomike e sociale, shëndetësore e arsimore, ,tregut të pritshëm të punës,shkencës e inovacionit,ekonomisë dixhitale,ekonomisë së gjelber,ekonomisë blu..se si të miratojmë modele të zhvillimit të qëndrueshëm bazuar në drejtësi sociale.. Asgjë s’do të jetë si më parë.

Mësimi i nëntë,ka të bëjë me,zhvillimet në politikën e sigurisë globale dhe kombëtare.

Edhe pse këto janë cështje të cdo shteti,të vendeve më të zhvilluara.G7,G20,Aleancave(NATO) dhe organizmave ndërkombëtare të sigurisë Globale,përmasat dhe implikimet shendetësore,ekonomike e sociale qe po sjell pandemia Covid -19, japin sinjale domethënëse për këndvështrime të reja në Dokumentet Startegjike të Mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare të vendeve dhe asaj globale. ,

Më në fund,(mësimi i dhjetë), ka të bëjë me planet e hapjes për rifillimin nonrmal të jetës dhe frenimin e pasojave të krizës ekonomike globale.

Ashtu si nuk ishim mësuar dhe të gjithë u gjetën të papërgatitur për përballjen me këtë pandemi dhe pasojat e saj,ashtu sesi kjo situatë na vuri në prove,na mësoi ta përballojmë atë,dhe po e përballojmë, duhet të mësojmë të bashkjetojmë me të ,duke e luftuar,sipas nje plani hapjeje gradual të mirëmenduar e mirëkëshilluar,për të minimizuar çdo pasojë njerëzore dhe ekonomike e sociale. Duhet të pergatitet e zbatohet“Hapja Graduale” duke bashkëjetuar me krizën e koronavirusit,për t’ju kthyer normalitetit në të gjitha aspektet.Dhe kujdes:Le ta shofim këtë situatë dhe se një mundësi,si oportunitet për të punuaar e jetuar ndryshe.