Dyshohet se plagosi me thikë dy berberë, policia arreston 40-vjeçarin

65
Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të dy berberëve mbrëmjen e kaluar.

Në pranga ka rënë shtetasi, M. A., i cili pas një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë dy berberët E. S., dhe K. N., të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.